Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > BE nuk komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës

BE nuk komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës

Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nga blloku evropian vetëm përsëritën thirrjet ndaj të dyja palëve që të zbatojnë me urgjencë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve një vit më parë.

Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Powered by WordPress