Kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se anëtarësimi i vendit në BE deri në vitin 2030 është një nga 10 premtimet e programit të tij. Ai tha se presidenti duhet të jetë busull i orientimit gjeostrategjik, ind lidhës i narrativeve etnike dhe kreator i konsensusit shtetëror.
“Qëllimi im është që, gjëja e parë si president, të arrij konsensus nacional. Si Ministër i punëve të jashtme, kam bërë thirrje që të arrihet konsensus mbipartiak në lidhje me Bashkimin Evropian. Ne duhet të ndjekim shembullin e vendeve që ia dolën në këtë. Fatkeqësisht, ne vuajmë nga kriza të përhershme politike dhe nga pamundësia për të arritur konsensus për çështjet kryesore”, deklaroi Bujar Osmani – kandidat për president.
/TV Arbëria