Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vandalizohen tabelat me emërtime shqip në veri

Vandalizohen tabelat me emërtime shqip në veri

Disa tabela me emërtime edhe në gjuhën shqipe në disa vendbanime në veri të vendit, sërish janë vandalizuar. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Mbi emrin në gjuhën shqipe, janë vendosur stikera me emrin e vendbanimit të shkuar në alfabetin cirilik.

“Kemi informata që janë vendosur disa stikersa në tabelat e vendbanimeve, një gjë e tillë po ndodh në vazhdimësi”, tha për gazetën Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.

Tabelat e komunikacionit, në të cilat emërtimet e vendbanimeve në veri janë shkruar edhe në gjuhën shqipe, u patën vendosur nga autoritetet e Kosovës më 14 mars.

Edhe atëherë, menjëherë më 15 mars, disa prej tyre ishin ngjyrosur me ngjyrë të zezë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress