Shkruan: Fadil Maloku-Kur dikujt i jepet më shumë pushtet sesa që ai në të vërtetë mund ta bartë mbi supet e tija, atëherë te i njëjti mund të shfaqen pritshmëri evidente, synime e madje edhe ambicie shumë të rrezikshme e të sëmura që lehtësisht mund të shndërrohen në megalomani e sjellje asociale që sociologjia e njohjes i njeh edhe si patologjike.
Në fakt, ky tip lidershipi me prirje e para dispozita të sëmura duke bërë përpjekje sistematike për të përmbushur pritshmëritë e tija jorealiste e shumë herë edhe somnabule, është i gatshëm pa përtesë e pa shumë hamendje edhe të konvertoj në konflikte e konfrontime…madje edhe apokaliptike për grupin, klanin, entitetin e për kombin e shtetin që i takon. Në sociologjinë e njohjes, një lidership i këtij kalibri dhe kësaj prirjeje kur aspiron pushtet absolut (pra, pushtet që nuk delegohet por thjesht “pushtohet” me alarme populiste) gjasat për për dëme të brendshme kolaterale shkaku i mbi kompenzimit të fuqisë politike, jo vetëm që shtohen por bëhen reale e madje edhe të rrezikshme si për demokracinë ashtu edhe për shtetin e atij vendi. Thënë më thjesht; lideri autokratik kur e dëshiron nivelin e aspiruar të pushtetit, në personalitetin e tij zakonisht shfaqen simptomat e mbidozës sw vetëbesimit dhe të pa konkurrencës elektorale…Simptome këto që (dosido; nuk delegohen por, “pushtohen dhe mirëmbahen” sistematikisht përmes propagandës së dhunshme hibride!) në fakt përmbajnë probabilitet të lartë e të theksuar të mbikompensimit për ndjenjën e vetëkontrollit të brendshëm, na dëshmojnë për defektet dhe mangësitë që i njëjti i ka amputuar gradualisht gjatë procesit të transformimit të tij nga individi i thjesht në një personalitet autokrat…E lideri karizmatik, i ka ca veçori e karakteristika më specifike që do i elaboroj herën tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Kosova Sot Online”.