Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: E përqesh logjikën e pushtetit se si e arsyeton zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Kasolli: E përqesh logjikën e pushtetit se si e arsyeton zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Analisti politik, Afrim Kasolli përmes një postimi në Facebook e ka analizuar gjuhën dhe mënyrën se si po arsyetohet pushteti sot për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit.

Sipas tij justifikimet e kryetarit të Kuvendit, Galuk Konjufca se zbatimi i këtij vendimi tregon vendosmërinë e Kosovës për një shtet ligjor është më shumë se qesharak.

Ky është postimi i plotë i Kasollit:

 

E thjeshte eshte kjo pune. Nese zbatimi i ketij vendimi tregon vendosmerine e Kosoves per shtet ligjor, atëherë betimi dhe premtimi qe e keni bere nder vite se nuk do ta zbatoni kete vendim, paska qene thirrje per shtet jo ligjor.

Madje edhe fakti se ai nuk u zbatua deri pak para votimit te raportit te Dora Bokojanis, tregon se ky pushtet e paska suspenduar per tri vite vendosmerine e Kosoves per shtet ligjor. Nderkohe, kryeministri Kurti para pak dite, ne nje interviste deklaroi se po te mos ishte ky votim, nuk do ta trajtonin me urgjence kete vendim. Qe i bie do te vazhdonit te qeverisni ne menyre jo ligjore. Me shume se qesherak!

/TV Arbëria

Powered by WordPress