Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Del nga rruga në përpjekje për të shpëtuar nga policia, detaje nga aksidenti me tetë viktima në Shqipëri

Del nga rruga në përpjekje për të shpëtuar nga policia, detaje nga aksidenti me tetë viktima në Shqipëri

Kanë dalë ne media pamje dhe informacione më të detajuara nga ngjarja e rëndë në jug të Shqipërisë, ku në orët e para të mëngjesit ndodhi aksidenti tragjik me 8 viktima në fshatin Kuqar të Këlcyrës.

Makina tip Benz e drejtuar nga Sokol Ismeti, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ka dalë nga rruga dhe ra në brigjet e lumit Vjosë, për të shpërthyer më pas në flakë.

Në vendngjarje humbën jetën menjëherë shtatë emigrantë nga vendet e treta dhe drejtuesi i mjetit Sokol Ismeti.

Dyshohet se Ismeti në përpjekje për t’iu larguar policisë e ka drejtuar mjetin e tij me 180 km në orë, i cili tashmë është kthyer në një pirg hekurishtesh, çka tregon se përplasja ka qenë tepër e fortë, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Powered by WordPress