Të martën në ora 11:00, Kuvendi Komunal i Prizrenit, pritet ta shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Ardhjen e Ahmetit në Prizren e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj për Albanain Post.
“Po, zotëri Ali Ahmeti do të shpallet qytetar nderi i Prizrenit të martën, në ora 11:00 fillon seanca”, tha Totaj shkurtimisht.
Ahmetin pritet ta shoqërojë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani./Albanian Post/