Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Fenerbahce nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme – pritet të votohet mocioni për largim nga Superliga e Turqisë

Fenerbahce nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme – pritet të votohet mocioni për largim nga Superliga e Turqisë

Fenerbahce pritet që të mbajë nesër (e martë) një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar tërheqjen e mundshme nga garat në Superligën e Turqisë.

Në muajin mars, zyrtarë të Fenerbahces thanë se ata do të konsiderojnë tërheqjen nga liga pasi lojtarët e tyre u sulmuan nga tifozët e Trabzonsporit gjatë një ndeshje.

Tifozët e Trabzonsporit u futën në fushë dhe u përleshën me forcat e sigurisë dhe me lojtarët e Fenerbahces, pasi ekipi i tyri humbi me rezultat 3-2, në atë që ishte vetëm njëri nga disa incidente që kanë shoqëruar Superligën e Turqisë këtë sezon.

Për këtë arsye Fenerbahce do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me asamblenë e përgjithshme, aty ku pritet të hidhet në votim mocioni për largim nga elita e futbollit turk.

Fenerbahce, të cilët fituan titullin e tyre të 19-të në histori në vitin 2014, janë momentalisht në pozitën e dytë pas 30 ndeshjeve të zhvilluara, me vetëm dy pikë më pak se lideri Galatasaray.

Për këtë rast kishe reaguar më herët edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili i cilësoi këto incidente si ‘totalisht të papranueshme’.

Reagim pati edhe nga Federata e Futbollit të Turqisë që i quajtën këto ngjarje ‘të papranueshme’ dhe thanë përmes një komunikate se ‘veprimet e nevojshme do të ndërmerren ndaj personave përgjegjës për këtë incident’./Telegrafi/

Powered by WordPress