Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dallimet ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes në shpenzimet e buxhetit

Dallimet ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes në shpenzimet e buxhetit

Nëse ka diçka që i ka dalluar tri nga partitë kryesore në vend, sikur se; Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, pa përjashtuar as Aleancën për Ardhëmërinë e Kosovës, për aq kohë sa e kishte postin e kryeministrin, sa i përket qeverisjes së brendshme, pa dyshim se mbetet mënyra se si ato i kanë përcaktuar prioritetet dhe i kanë projektuar shpenzimet buxhetore.

 

Duke u bazuar në të dhënat e prezantuara nga Institutit GAP, sa i përket ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike duke filluar nga viti 2013 e deri në fund të vitin 2023, struktura e buxhetit kishte ndryshuar ndër vite varësisht se cila parti e drejtonte ekzekutivin.

 

Kështu, sipas të dhënave të këtij Instituti, në vitin 2013, shpenzimet kapitale e kishin zënë vendin e parë në kuadër të strukturës së buxhetit. Duke u pasur nga pagat në vendin e dytë , subvencionet dhe transferet në vendin e tretë, mallra dhe shërbime në të katërtin dhe shpenzime komunale në të pestin.  Kjo renditje kishte mbetur e pandryshuar edhe në vitin 2014. Këto dy vite ishin vitet e fundit kur Partia Demokratike e Kosovës, e kishte drejtuar qeverinë. Ndërkohë, viti 2014 ishte viti i bllokadës politike, por në fund të vitit 2014, kryeministër u zgjodh Isa Mustafa, në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

 

Mirëpo, në vitin 2015, me ndryshimin e kryeministrit, kishte ndryshuar edhe struktura e shpenzimeve buxhetore. Kështu, pagat kishin kaluar në vendin e parë duke u pasuar nga shpenzimet kapitale në te dytin dhe subvencioent e trasnferet në të tretin. E, kategoritë tjera kishin mbetur të pandryshuara. Kurse në vitin 2016, po ashtu pagat e zinin vendin e parë, mirëpo tani duke u pasuar jo nga shpenzimet kapitale, por nga subvencionet dhe transferet në të dytin dhe nga shpenzimet kapitale, në të tretin. Kjo skeme ka mbetur e pandryshuar në vitin 2017, 2018 dhe 2019. Brenda këtij harku kohor kishte qeverisur edhe Ramush Haredinaj. Mirëpo, ai e vazhdoi atë skemë që e trashëgoi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë, me ndryshimet politike që ndodhen në vitin 2020, kur Vetëvendosja u bë forca e parë politike, po ashtu kishte pësuar ndryshime edhe hierarkia e shpenzimeve buxhetore. Me këtë rast në vend të parë u zhvendosen subvencionet dhe transferet, në të dytin pagat dhe në të tretin shpenzimet kapitale, në të katërtin mallrat dhe shërbimet dhe në të katërtin shpenzimet komunale. Një strukturë e tillë ka mbetur identike deri më sot.

 

Këto të dhëna tregojnë se për Partinë Demokratike të Kosovës interes primar kishin qenë shpenzimet kapitale . Për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe AAK-në ato u bënë pagat. Kurse, për Lëvizjen Vetëvendosje këtë vend e zunë subvencionet dhe transferet.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress