Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nëse e mbani insulinën në frigorifer në këtë temperaturë, do të bëhet e padobishme

Nëse e mbani insulinën në frigorifer në këtë temperaturë, do të bëhet e padobishme

Hulumtimi  i cili është marrë me analizën e temperaturës në të cilën njerëzit e mbajnë insulinën ka shkaktuar alarm të vërtetë

Hulumtuesit kanë zbuluar që shumica gabojnë dhe e dëmtojnë insulinën e cila atëherë nuk e ka efektin e njëjtë në hormone.

Njerëzit e sëmurë nga diabeti i tipit 1 duhet patjetër të marrin injeksion insuline në mënyrë që të mbijetojnë. Derisa njerëzit të cilët kanë diabetin e tipit 2 mund ta kontrollojnë sëmundjen e tyre me shprehi të mira jetësore dhe me ilaçe, shumica e tyre e përdorin insulinën në mënyrë që të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Insulina është shumë e rëndësishme, sepse u ndihmon qelizave që t’i qasen glukozës dhe t’i shfrytëzojnë për energji. Pa këtë, niveli i sheqerit në gjak te disa persona mund të bëhet tepër i lartë dhe t’u shkaktojë hiperglikemi.

Shumica nuk marrin efektin maksimal të terapisë, sepse insulinën e ruajnë në temperaturë të gabuar në frigoriferët shtëpiak, gjë që ia zvogëlojnë efektin.

Insulina duhet të ruhet në frigorifer në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius në mënyrë që të jetë efikase.

Nëse e bartni me vete, atëherë do të jetë në temperaturë prej 2 deri në 30 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Për të treguar se a e ruajnë mirë njerëzit insulinën, janë vënë matësit në shtëpitë e 388 pacientëve me të cilët është diagnostikuar diabeti.

Matjet kanë arritur në bazë nëpërmjet aplikimeve, ndërkaq rezultatet kanë treguar që madje në 11 për qind të rasteve insulina ka qenë e ruajtur në temperaturë të gabuar rreth 2 orë e 34 minuta në ditë.

Insulina të cilën pacienti e ka bartur me vete ishte në temperaturë të gabuar vetëm 8 minuta gjatë ditës.

Ftohja ishte problem në 17 për qind të rasteve, sepse temperatura ishte rreth zero gradë.

Mjekët paralajmërojnë që pacientët patjetër duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë ruajtjes, sepse nëse janë të detyruar të marrin insulinë disa herë në ditë, mund të jetë problem i madh për shkak se zvogëlohet veprimi i insulinës. /Telegrafi/

Powered by WordPress