Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përparim Rama prezanton projektin fitues për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati

Përparim Rama prezanton projektin fitues për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është zgjedhur Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1.

Sipas tij, filozofia prapa dizajnit të “Folesë” ka në thelb krijimin e një kapërcimi pothuaj të pavërejtshëm midis rehatisë së shtëpisë dhe hapësirave edukative në çerdhe-kopsht. Çdo aspekt i dizajnit, përfshirë atë të brendshëm, që prej materialeve, formave dhe ngjyrave, është krijuar me kujdes ashtu që të krijojë idenë e përkatësisë dhe ngrohtësisë.