Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sa është përqindja e sheqerit në një copë bakllavë dhe çfarë ndikimi ka në organizëm

Sa është përqindja e sheqerit në një copë bakllavë dhe çfarë ndikimi ka në organizëm

Bakllava është një nga ëmbëlsirat e preferuara dhe shumë të përhapura në vend. Mirëpo cilat janë vlerat ushqyese të saj, a duhet të hani shumë dhe cilat janë dëmet që bakllava I shkakton në organizëm?

Përmbajtja ushqyese e bakllavës varet shumë nga receta specifike. Sipas Fitbit, një copë bakllavë përmban përafërsisht 230 kalori, që është rreth 11.5 përqind të vlerës ditore që duhet ta merrni. Karbohidratet që përmban sigurojnë 118 kalori, yndyrnat 100 kalori dhe proteinat  12 kalori.

Një copë nga kjo ëmbëlsirë mjaft e shijshme po jo shumë e shëndetshme përmban jo më pak se 7.5 gramë yndyrë të pangopur dhe përafërsisht 17 gramë të sheqerit.

Vitaminat dhe mineralet

Një pjesë e bakllavasë përmban 75 mg natrium, 6% të vlerës ditore të hekurit dhe 2% të vlerës ditore për kalciumin.

Ajo nuk përmban asnjë vitaminë

Sipas nutricionistëve, duke u mbështetur në këta përbëres ,bakllava mbetet një nga ëmbëlsirat më të pashëndetshme për organizmin, pasiqë sasia e lartë e sheqerit dhe yndyrës ,që përmban shkakton dëme të mëdha për organizmin siç janë: rritja e rrezikut të sëmundjeve të veshkave, rritja e shtypjes së gjakut dhe shkakton probleme të lëkurës.

Powered by WordPress