Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një serb në Leposaviq, dyshohet se kishte hyrë nga Serbia pa asnjë dokument identifikimi

Arrestohet një serb në Leposaviq, dyshohet se kishte hyrë nga Serbia pa asnjë dokument identifikimi

Njësiti policor ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia pa asnjë dokument identifikimi, shkruan Reporteri.net.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit, dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Leposaviq 30.03.2024-12:30. Njësiti policor ka arrestuar të dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti nuk posedonte asnjë dokument identifikimi dhe dyshohet se nga Serbia në Republikën e Kosovës ka kaluar ilegalisht. I dyshuari është identifikuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.