Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Pijet me të cilat duhet ta nisni ditën për një shëndet më të mirë

Pijet me të cilat duhet ta nisni ditën për një shëndet më të mirë

Hulumtime të shumta sugjerojnë që faktorët gjenetikë kanë një ndikim të lartë në shëndetin dhe peshën e një personi, mirëpo edhe stili i jetesës ka një ndikim po ashtu të rëndësishëm.

Një shprehi tjetër e shëndetshme përfshin konsumimin e ushqimeve dhe pijeve, që ndihmojnë në krijimin e një shëndeti të mirë, parandalimin e shtimit në peshë dhe shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

Në fakt, krahas këtyre shprehive konsumimi i disa pijeve të shëndetshme në mëngjes përpara vaktit, ka një ndikim tejet të rëndësishëm edhe për metabolizmin dhe humbjen e peshës.

Disa na këto pije të rekomanduara nga nutricistët janë:

Çaji i gjelbër- i pasur me shumë antioksidantë dhe përbërës të tjerë ushqimorë, çaji i gjelbër është një nga pijet më të mira për humbjen e peshës. Shumë studime kanë treguar se  efekti i këtij çaji për shëndetin është një fakt shkencor. Çaji i gjelbër ka një ndikim edhe në reduktimin e rrezikut të çrregullimeve kronike, sëmundjeve kardiovaskulare, tipit 2 të diabetit dhe disa llojeve të kancerit.

Uji me limon dhe mjaltë– uji i ngrohtë me limon dhe mjaltë njihet për vetitë detoksikuese. Limoni dhe mjalti janë disa nga përbërësit më të shëndetshëm, të cilët janë të lidhur edhe me humbjen e peshës. Niveli i lartë i vitaminës C, që këto produkte përmbajnë kanë një rëndësi të madhe për shëndetin. Me anë të studimeve është vërtetuar se kjo përbërje e ndihmon tretjen dhe humbjen e peshës.

Uji me kastravec dhe mente– është një përbërje tjetër mjaft e shëndetshme, e cila ndihmon në reduktimin e yndyrës në regjionin e abdomenit. Kjo pije rekomandohet që të konsumohet në mëngjes përpara ushqimit

/TV Arbëria

Powered by WordPress