Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të gjitha vendimet që miratoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Të gjitha vendimet që miratoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin  e Vendimit të Qeverisë  Nr. 07/60 të datës 27.01.2021 dhe Vendimit Nr. 08/121 të datës 25.01.2023 për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 11/68 të datës 23.03.2022 për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, si dhe vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Komunës së Prizrenit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren”.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe Raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2023, si dhe  Raporti Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023. /Telegrafi/