Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur, sipas ekspertit amerikan

Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur, sipas ekspertit amerikan

Të flesh gjatë natës është gjithmonë gjëja më e lehtë për të bërë. Pagjumësia mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh sikurse nga stresi, ankthi, nga ndonjë sëmundje dhe dhimbje, dhe të gjitha ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Ndonjëherë mund të jetë bekim, që të bëjmë gjumë të mirë gjatë natës, dhe ekspertët britanikë rekomandojnë që të rriturit të flenë shtatë deri në nëntë orë.

Megjithatë, një ekspert ka paralajmëruar se ne duhet të kujdesemi edhe me mënyrën se si flemë gjithashtu edhe pozicionin.

Kiropraktori, Tony Nalda, i cili drejton Qendrën e Reduktimit të Skoliozës në SHBA, u bëri thirrje njerëzve të mos flenë në pjesën e përparme, ku jeni përmbys dhe duhet të vendosni kokën herë në një anë e herë në tjetrën.

Kjo mund të çojë në një numër problemesh, duke përfshirë problemet e qafës dhe shpinës, problemet e frymëmarrjes dhe shtyllës kurrizore dhe çështjet kardiovaskulare, tha ai.

Cili është pozicioni i duhur për të fjetur?

Sipas ekspertit, Nalda pozicioni më i mirë për të fjetur është në shpinë.

“Gjumi në shpinë është më i miri pasi ruan kurbën natyrale të shtyllës kurrizore dhe minimizon presionin në nyje”, pohon ai.

“Përndryshe, gjumi anash përmirëson shëndetin e zemrës dhe redukton gërhitjen”, sipas kiropraktorit.

Një jastëk trupi mund të ofrojë mbështetje shtesë për pozicionin e shpinës ose anash dhe të dekurajojë rrokullisjen në stomak.

Zgjidhni një dyshek dhe jastëk që ofrojnë nivelin e duhur të mbështetjes për pozicionin tuaj të zgjedhur. /Telegrafi/

Powered by WordPress