Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nis takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, pritet votimi i Raportit për Kosovën

Nis takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, pritet votimi i Raportit për Kosovën

Tashmë ka nisur të mbahet takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës, ku pritet të hidhet në votim Raporti për Anëtarësimin e Kosovës.

Nëse sot më 27 mars nëse ka rezultate pozitive, atëherë Raporti për Kosovën pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se pritet që të ketë lajme pozitive për Kosovën.

“Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit”.

“Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë por duhet ende punë”, ka thënë Tahiri.

/TV Arbëria

Powered by WordPress