Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sot pritet të ketë kuorum për votimin e raportit për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Jemi para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj. Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit. Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë por duhet ende punë”, ka thënë Tahiri.