Për nder të 35-vjetorit të rënies së 28 demonstruesve shqiptarë, familjarë të 28 dëshmorëve përkujtuar më të dashurit e tyre. Të pranishëm ishin ministra, deputetë e familjarë.
Demonstratat e protestat u ndërmorën kundër suprimimit të Autonomisë së Kosovës nga regjimi serb i Milosheviqit, ndërkohë që protestuesit kishin shpalosur kërkesën e pa ndërprerë prej marsit e prillit të vitit 1981, “Republikë-Kushtetutë ja me hatër ja me luftë”.
Behram Krasniqi, vëllai i dëshmorit Ismet Krasniqi, pati kritika për qeveritë e kaluara për shkak të neglizhencës ndaj familjarëve të këtyre dëshmorëve. Ai tha se qeveritë e kaluara nuk i kanë njohur si dëshmorë këta demonstrues.
“Tubimi i sotëm përkujtimor homazh u mbajt në 35 vjetorin e rënies së 28 dëshmorëve të kombit anë e mban Kosovës. Pra para 35 vjetëve më 27 mars 1989 u organizuan demonstratat ndër më të fuqishmet dhe më të përgjakshmet dhe më rezistueset kundër pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë. Duhet të them fatmirësisht në kohët e fundit me iniciativën e familjareve të dëshmorëve neve jemi organizuar meqenëse qeveritë e mëhershme nuk e kanë njoftë statusin e dëshmoreve të kombit edhe veprimtareve të rënë në fushën e nderit dhe rrethana të ndryshme me një qëllim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Krasniqi.
“Më vonë para tre, katër vjetëve me qeverinë Haradinaj, atëherë ka marr statusin e dëshmoreve po krejt në rend të parë duke falënderuar veprimtarëve dhe familjareve tanë që kemi vrapuar dhe as nuk kemi pritur me vullnetin më të madh, por ne kemi shpresuar që institucionet do ta kryejnë atë punë, meqenëse ata e kanë lënë anash. Ne jemi detyruar më në fund por edhe këta dëshmorë e kanë fituar statusin e dëshmorit edhe pse popullata i ka njohur gjithmonë si dëshmor të kombit”, tha Krasniqi.
Nezir Gjogjaj, daja Betim Shalës i rënë po në këto demonstrata, tha se për Ekonomia Online se të rënët ishin pjesë më e ndritur e shoqërisë në atë kohë.
“Mund të them se këta burrë këta djem të ri djem të cilët u organizuan në demonstrata anë e mbanë Kosovës e në veçanti Prishtinë kundër ndërrimeve kushtetuese gjegjësisht kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës, këta ishin pjesë më e ndritur e shoqërisë në atë pjesë të kohës”, u shpreh ai.
Në demonstratat e 27 dhe 28 marsit Kosovë ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të tjerë, ndërsa vetëm në Prishtinë më 27 mars 1989 ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj, të cilët në mënyrën më heroike ranë në fushën e nderit.