Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ja si nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë

Ja si nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë

Mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës është vrarë një 30 vjeçar pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Viktima është Egzon Haziri nga Podujeva.
Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit.

48 vjeçarja Zejnie Gashi, fatkeqësisht nuk arriti t’i përballojë plagët dhe ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.

Ja si nisi i gjithë konflikti.
Dje rreth orës 13:00 të ditës u raportua për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kolovicë”. Burimet të Gazetës Insajderi thanë se aty ka nisur konflikti mes Fitim Dodës i njohur me nofkën “Cuci” dhe Naim Berishës.
Konflikti i tyre nuk mbaroi këtu. Banorët e lagjes “Kolovica” u trazuan edhe njëherë në mbrëmje. Rreth orës 22:00 u dëgjun përsëri të shtëna.

Mësohet se dy vëllezërit Naim Berisha dhe Ahmet Berisha i kanë dal në prit Fitim Dodës për t’iu hakmarrë pas incidentit që kishte ndodhur në mesditë. Burimet tregojnë se të dy vëllezërit janë problematik dhe të njohur për organet e rendit.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi bashkë me Fitim Dodën në makinë ka qenë edhe katër persona të tjerë. Në mesin e tyre ishte edhe viktima Egzon Haziri i cili nga plagët e marra nga plumbat ka vdekur në vendin e ngjarjes.