Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Konstituohet Komisioni Hetimor për zyrtarët e MPJD-së

Konstituohet Komisioni Hetimor për zyrtarët e MPJD-së

Të mërkurën u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në përbërje të Komisionit, Time Kadrijaj, tha se në këtë mbledhje ka mungesë të anëtarëve të Komisionit për shkak të vizitave të tyre jashtë vendit.

Ky Komision përbëhet nga 11 anëtarë, Jeta Statovci, Ariana Musliu Shoshi, Gazmend Gjyshinca, Haxhi Avdyli, Hisen Berisha, Time Kadrijaj.

Deputeti Haxhi Avdyli tha se është jo serioze qasja për mungesën e anëtarëve, me arsyetime se ka takime.

“Është një koincidencë se dita e themelimit të këtij komisioni është mbajtur debati në Kuvend, ndërsa kryeministri ka pas takim me Vuçiq-in. Ky komision po miratohet në fazën e suksesshme të Kosovës që ka aplikuar për anëtarësim në KE”, tha Avdyli.

Kadrijaj në replikë tha sot nuk dwshiron të bëjë sot debat politik, megjithatë tha se opozita ka lobuar çdoherë për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Nuk kam dasht të bëj debat politik kam votuar në Kuvend e ka aprovuar kryesia në bazë të atij vendimi, ajo që ka qenë inicuese është në Evropë që po lobon shumë për anëtarësim të Kosovës në KE”. tha ajo.

Duke shtuar se “asnjë hezitim nuk e ka pas asnjë deputet i opozitës për të ndihmuar Kosovën në avancimin për anëtarësim në KE. Në radhën tjetër do ta bëjmë bashkë një plan të punës që mbahet nga ky komision”.

Powered by WordPress