Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur të martën mbrëma në Prishtinë.
Rastin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tha se ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në kryeqytet.
Ai ka shtuar se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit e përfshirë në këtë rast.
“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.