Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu: Deklarimet përçmuese te Enver Petrovcit janë tregues i mendësisë së tij jugonostalgjike

Haxhiu: Deklarimet përçmuese te Enver Petrovcit janë tregues i mendësisë së tij jugonostalgjike

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës se akktorit Enver Petrovci për luftëtarët e UÇK-së se nëse nuk do të luftonin do të ishin mësues dhe bodigarda, duke thënë se mendësia e tij është millosheviçiane.
”Deklarimet përçmuese te Enver Petrovcit për luftëtarët e UÇK-së se ‘nëse nuk do të luftonin do të ishin mësues dhe bodigarda’, janë tregues i mendësisë së tij jugonostalgjike, besa më shumë millosheviçiane.
Shqetësuese kur deklarata të tilla transmetohen në RTK, medium që paguhet edhe nga taksat e familjeve që Petrovci po i ofendon, duke aluduar në trimat e luftës se ‘ata as me sy nuk e kishin pa Televizionin’.
Sipas tij në televizione është dashur ta shohim vetëm figurën e tij ” emblematike”, dhe sojii e tij, duke na përshendetur me – zdravo. Ajo ëndërr e tij ka përfunduar me 12 qershor 1999, e që përkohësisht po i realizohet me këtë klikë pushtetarësh të së njejtës mendësi- urrejtes patologjikë të UÇK-së.
Trimat e UÇK-së ja mundësuan këtij shizofreni të jetojë si pasha në Kosovë pa dhënë asnjë kontribut.
Falë tyre ky e gëzoi edhe “Teatrin e babës”, jo që ja pat lanë baba po paret i kish pas rujt mi shfrytëzu për perfitime e jo për ta ndihmu luftën bile në aspektin material.
Mjerimi dhe tradhtia mbajnë emrin Enver Petroviç!”
Ai ka konsideruar se është fyrje për studentë dhe vetë emrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që Petrovci ta mbaj thirrjen “Profesor Emeritus’.
/TV Arbëria