Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Treni godet një grua në Prishtinë, viktima pëson lëndime të rënda

​Treni godet një grua në Prishtinë, viktima pëson lëndime të rënda

Një grua është goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës pasditen e së martës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore”, ka thënë ajo.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”.

/TV Arbëria