Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rukiqi, Durmishit: Tenderat sekretë janë bash për dosta

Rukiqi, Durmishit: Tenderat sekretë janë bash për dosta

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ka shkruar se, Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka shpërblyer dostin e vet të ngushtë të kompanisë ‘Bageri’ me 3 tendera sekretë, pa përfshirë këtu edhe aneks kontratat.

Ky është postimi i plotë i Rukiqit:

“Tenderat sekretë, janë bash për dosta…

Durmishi e ka pranu publikisht që e ka dost Shabanin e ‘Bagerit’, por kjo nuk i ka pengu me vazhdu me i bë favore në tendera.

Favorizimet duhet me u ndalë!

Lidhja Demokratike po i bën hapat e tutjshëm me komision hetimor rreth tenderave sekret!” ka shkruar ndër të tjera zyrtari i LDK-së.

/TV Arbëria