Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: djalin e shohë me rrallë

Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: djalin e shohë me rrallë

Prej kohësh përflitet një ndarje në mes të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Kjo u aludua vazhdimisht në mediat shqiptare e faqet rozë, por nuk kishte konfirmuar asgjë deri më tani.

Kësaj radhe ka qenë komediani e këngëtari i cili konfirmoi një gjë të tillë në programin më të ri, ‘Ferma VIP’.

Ai tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me këngëtaren e famshme shqiptare.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin ca gjëra, ca situata në jetë që nuk i ka pritur. Edhe është e vështirë kjo. E rëndësishme është të jenë mirë”, u shpreh ai.

I njëjti theksoi: “Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”.

Besi dhe Xhensila vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: Ajkën dhe Amen. /Telegrafi/

Powered by WordPress