Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Lajçak paralajmëron takim tjetër për dinarin

​Lajçak paralajmëron takim tjetër për dinarin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel për dinarin, që përfundoi pas ndonjë marrëveshje mes palëve.

Ai ka patralajmëruar një takim tjetër për javën e ardhshme, ku shpreson se do të gjendet një zgjidhje.

“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. U pajtuam që javën e ardhshme të takohemi me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje.”, ka shkruar Lajçak.

Sot, Kosova dhe Serbia kanë përfunduar edhe një raund bisedimesh, pa arritur përparim për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua më 1 shkurt në Kosovë.

/TV Arbëria