Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Adhurimi i këlyshit të Serbisë për Millosheviqin, nënçmimi i ish-krerëve të UÇK-së

Adhurimi i këlyshit të Serbisë për Millosheviqin, nënçmimi i ish-krerëve të UÇK-së

Deklarata e fundit e aktorit Enver Petrovci, ku përdorë gjuhë përçmuese ndaj ish-udhëheqësve e ish-komandantëve të UÇK-së, kthen në kujtesë një intervistë të tij për “Nin”-in serb, ku shpreh “adhurimin” e tij për diktatorin serb Sllobodan Millosheviq.

Tash Petrovci ka shtrembëruar totalisht të vërtetën duke thënë se “lufta i ka bërë këta”, (fjalën e ka për ish-udhëheqësit e shtetit), pa e përmendur faktin se në fakt këta e kishin bërë luftën.

“Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”.

Marrë shkas këtë gjuhë të përdorur nga aktori, kujtohet intervista e tij e famshme dhe fjalët e thëna drejt gazetares Tamara Spaiq më 2019.

 

 

Atë vit, Petrovci kishte bërë deklarata goxha të papranueshme politike, pasi ishte kthyer nga festivali i mirënjohur “Mirëdita, Dobar Dan!”.

Shkrimi i “Nin” nis me fjalinë “Më vjen turp që jam gjallë”.

 

 

“…jam i bindur se në Ballkan nuk ka dy popuj më të afërt se ai shqiptar dhe ai serb. Shqiptarët nuk po ikin më nga Kosova se nuk kanë bukë, nuk po ikin se ka luftë, se po i detyron Millosheviqi apo Rankoviqi. Po ikin sepse kanë humbur shpresën…”, ishin fjalët e Petrovcit.

“Prishtina ka ndryshuar shumë, por Enver Petrovci jo…”, futej ndërkohë komenti i gazetës, derisa përshkruante edhe ndryshimet që ishin bërë në kryeqytetin e Kosovës.

Asgjë problematike deri këtu. Por, ajo që po vinte nga Petrovci ishte së tepërmi problematike.

“Një rom nga qyteti ishte më i afërt me mua se sa një shqiptar nga fshati,” – i kishte thënë ai gazetares Tamara Spaiq më 2019.

Ndërkohë që biseda vijon e bëhet më interesante ku shprehet edhe “adhurimi” për Millosheviqin.

“Në çfarë rruge ecë sot elita qytetare në Prishtinë? Fshatarët e kanë kultivuar veten aq shumë sa nuk mund ta dish më se kush është fshatar e kush jo nga pamja e jashtme. Millosheviqi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Falemnderit përgjithmonë… Prandaj, e vlerësova Millosheviqin… fotografinë e tij e kam mbajtur gjithmonë dhe gruaja ime e ka hequr gjithmonë. Unë e vendosja, ajo e hiqte”.

“Si jeton ti”, e kishte pyetur gazetarja aktorin nga Kosova.

“Shume keq. Më vjen turp që jam gjallë sepse shoh gjithçka shkon drejt greminës dhe fundoset dhe e di pse po fundoset dhe nuk kam forcë të ndryshoj asgjë. Prandaj kam turp që jam gjallë. Eshte e tmerrshme. Ata thonë se serbët në Kosovë jetojnë keq. Eshte e vertete. Por shqiptarët jetojnë pesë herë më keq. Ata ndryshuan shpirtrat e shqiptarëve. Ata nuk kanë më shpresë, dhe më e keqja është kur shpresa humbet. Shqiptarët nuk largohen më nga Kosova sepse nuk kanë bukë, nuk largohen sepse ka luftë, sepse janë të detyruar nga Millosheviqi apo Rankoviqi. Ata shkojnë sepse kanë humbur shpresën se mund të jetë mirë. Ky (Thaçi prim.aut.) Ka ndotur gjithçka për ta që nga lufta. Ajri këtu është i vështirë për mua”, thoshte Petrovci.

Në një prononcim për Nacionalen, Petrovci kishte thënë se e kishte paditur gazetaren në fjalë. Siç kishte potencuar aktori, gjithçka e ka bërë me ironi. Por…Petrovci kishte refuzuar ta mohojë se realisht ka thënë diçka të tillë për Millosheviqin.

Ndërkohë, për deklaratën e fundit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Petrovcit i kanë reaguar gazetarë e analistë të shumtë.

“Ja se si duket nje serbojugosllav nostalgjik. Nje qe vajton per jeten beogragjane. Nje qe me me qef do te jetonte nen sundimin e Milosheviqit sesa nen udheheqjen e politikaneve te dale nga UÇK-ja. Te tille ka shume. Te poshter po sa ky!”, shkruan gazetari Vehbi Kajtazi.

Analisti Fitim Salihu në anën tjetër thotë se nuk duhet çuditur me fjalët e Petrovcit. Ai merr shkas atë se çfarë ka thënë Donika Gërvalla për krerët e UÇK-së, e tash është ministre e Jashtme në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Enver Petrovci eshte prototipi i ketij pushteti dhe frymes qe promovon ai. Jo rastesisht ai fyen kreret e UÇK-se derisa i lavderon Albinin e Vjosen.

Mos u beni kishe po çuditni me Enver Petrovcin. Ju, mbi 70 mije shqiptare, e keni votu Donika Gervallen pasi i ka quajtur publikisht kreret e UÇK-se kriminele e vrases. Mu pas ketyre deklaratave, Albin Kurti e ka bere Doniken ministre te jashtme.

E, ketij poshteni-gllumacit duhet me i kallezu dikush qe lufta nuk behet vetevetiu. Ate duhet me be dikush. E, poshteni-gllumaci nuk e ka be. Jo vetem se eshte frikesu, por, per me keq, edhe sepse ka qene ne rregull me ate regjim”, potencon Salihu./Paparaci/

Powered by WordPress