Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kajtazi: Ja se si duket një serbojugosllav nostalgjik

Kajtazi: Ja se si duket një serbojugosllav nostalgjik

Gazetari Vehbi Kjatazi ka reaguar ndaj deklaratave te aktorit Enver Petrovci i cili në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin ka përdorur gjuhë fyese ndaj ish krerëve të UÇK-së, duke thënë se pa “Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”.

Në postimin e tij në rrjetin social, Kajtazi ka shkruar se Ptrovci është “Një që vajton për jetën beogragjane. Një qe me me qef do të jetonte nen sundimin e Milosheviqit sesa nen udheheqjen e politikaneve te dale nga UÇK-ja. Te tille ka shume. Te poshter po sa ky!

Ndaj kësaj deklarate ka hedhur kritika të ashpra edhe gazetari Lirim Mehmtaj. Ai ka shkruar se “Kur aktorët serbë, për shkak se ishin kundër regjimit të Slobodan Millosheviç-it kishin refuzuar ta luanin rolin e mbretit serb Car Llazarit, atë rol e pranon vetëm një aktor – Enver Petrovci.

Drejtori i teatrit të Nishit, meqë s’kishte opsione tjera, ia beson rolin Petrovcit, i cili e luan me krenari.

Kurse, në një intervistë për revistën serbe NIN thotë: “Më parë, qytetarët ecnin në korso në Prishtinë në mes, dhe në anët e kundërta të rrugës, nga njëra anë fshatarët serbë dhe në anën tjetër fshatarët shqiptarë. Një rom nga qyteti ishte më i afërt për mua sesa një shqiptar nga fshati. Tani kjo ka ikur”.

“Po si po jeton tash”, e pyet gazetarja, tash që më nuk është ashtu siç ishte.

“Shume keq”, përgjigjet Petrovci.

Kaq për ketë bërllok.

A, pse ky është sot me Lëvizjen Vetëvendosje, këtë besoj tashmë s’ka nevojë ta sqarojmë, ka shkruar ndër të tjera Mehmetaj. .

/TV Arbëria

 

 

Powered by WordPress