Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përderisa lëvizte me veturë, prishtinasi goditet nga një predhë e armës

Përderisa lëvizte me veturë, prishtinasi goditet nga një predhë e armës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:40.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje nga drejtimi i panjohur është goditur (në veturë) nga një predhë e armës”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/