Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas reshjeve mbrëmë të borës, moti sot me diell

Pas reshjeve mbrëmë të borës, moti sot me diell

Për të hënën parashikohet fillimisht të mbajë mot me reshje intensive të shiut dhe borës gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat lokalisht do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, kur edhe do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.

Pra sot dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.

Ndërsa në zonat malore, konkretisht në jug parashihet të bie prej 20-30 cm borë e re.

Era do fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C

/TV Arbëria