Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dëmtimi I kabllove të ISP Broadcast, Policia, rastin e kemi inicuar për hetim ‘’ dëmtim, asgjësim dhe dëmtim të instalimeve publike’’

Dëmtimi I kabllove të ISP Broadcast, Policia, rastin e kemi inicuar për hetim ‘’ dëmtim, asgjësim dhe dëmtim të instalimeve publike’’

Kompania ISP Broadcast si një ndër platformat lidere në tregun e Kosovës, për shpërndarjen e rrjetit me teknologjinë me të avancuar të internetit me fibër optik, të premten mbrëma është përballur me një problem të dëmtimt të kabllove në fshatrat Guriq dhe Pagarushë të Malishevës.

Persona të pa ndërgjegjshëm dhe ende të panjohur kishin prishur kabllot, duke I lënë qytetarët disa orë pa shërbime, mirëpo ekipet e terrenit të ISP Broadcast ishin të shpejtë duke dalur në terren për të zgjidhur problemin.

ISP Broadcast kishin lajmëruar edhe Policinë e rajonit të Malishevës, me ç’rast ju ishin përgjigjë pozitivisht thirrjes duke dalë në terren për të hetuar rastin.

Në përgjigje për TV Arbëria, Shermet Elezaj, Udhëheqës I Zyrës për Informim dhe Marrëdhenie me Publikun, rajoni I Gjakovës, ka thënë se është kontaktuar prokurori I shtetit dhe me vendim të tij është inicuar rasti për hetim’’ asgjësim, dëmtim ose heqja e instalimeve publike’’.

 

‘’Në përgjigje të kërkesës suaj ju njoftoj se me datën 23.03.2024, ankuesi mashkull kosovar (përfaqësues i një biznesi për shpërndarje të rrjetit kabllor të internetit) ka raportuar në Stacionin Policor në Malishevë se person/a të panjohur i kishin dëmtuar kabllo të rrjetit të internetit në fshatin Marali-Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është kontaktuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtim ose heqja e instalimeve publike”, ka thënë Elezaj.

/TV Arbëria