Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krasniqi: Për keqardhje që 24 Marsi si jubile kaq i rëndësishëm, pa një manifestim zyrtar, tjetër veprim i gabuar i pushtetit

Krasniqi: Për keqardhje që 24 Marsi si jubile kaq i rëndësishëm, pa një manifestim zyrtar, tjetër veprim i gabuar i pushtetit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me shënimin e 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, ka thënë se NATO, ndalën gjenocidin serb në Kosovë dhe i hapën rrugë fitores tonë përfundimtare, bashkë me burrat dhe gratë e UÇK-së, në realizimin e përpjekjeve të gjata të popullit tonë për liri dhe pavarësi.

”Sot, derisa shikojmë përparimin që kemi bërë si vend, sfidat nëpër të cilat kemi kapërcyer dhe ëndrrat që kemi realizuar në ndërtimin e një shteti – ne rikujtojmë miqtë tanë të shtrenjtë që ishin aty për ne në orët tona më të errëta. Prandaj, mirënjohja për forcat e NATO-së, të prira nga SHBA-të, është e përherhshme dhe e paharruar. Sot, Kosova qëndron si një testament i fuqisë së unitetit, guximit dhe qëndrueshmërisë së botës demokratike” ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa ai ka shprehur keqardhje se si një jubile kaq i rëndësishëm, me ç’rast ka përcaktuar të ardhmen e shtetit dhe popullit tonë, e ka gjetur Kosovë pa manifestim zyrtar e institucional, duke e konsideruar këtë edhe si një veprim të gabuar dhe mosmirënjohje nga ana e pushtetit ndaj aleatëve të përhershëm.

Postimi i plotë i Memli Krasniqi

 


/TV Arbëria

Powered by WordPress