Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxhë Zekaj: Figurave të mëdha të kombit, nuk bënë me ju dhanë epitet fetar

Hoxhë Zekaj: Figurave të mëdha të kombit, nuk bënë me ju dhanë epitet fetar

Hoxhë Sadri Zekaj, ishte mysafir me 21 mars në emisionin Kojshia Show, ku aty foli për disa çështje të rëndësishme, përfshirë pjesëmarrjen në një përurim të bustit të figurës se Nënë Terezës, në Pejë, me ç’rast katolikët në meshë kishin mbetur të habitur nga prezenca e tij aty.

‘’Me dërgun atje në kishën katolike të Pejës, atë ditë atë datë, një familje nga Klina, përvjetorin e një familjari që ju kish vdek, bustin e Nëns Tereza, e kishin pru me vendos në oborr të Kishës Pejës, po edhe unë shkova aty, shkova të Priftërit Lorenci edhe Franljo, pita kafe aty, unë nuk e kom ditë orën se kur ka me qenë ajo premja e shiritit, momenti I zbulimi të Pllakës se asaj të bustit të Nënës Terezë, kur shkova aty me tha Mulla Sadri na tash e kemi meshën në 12:00, në Kishë me shku, I thash vi edhe unë, tha qy qka the, i thash po po vi”, tha Zekaj.

Zekaj, thekson se figurat e mëdha të Kombit Shqiptar, si Nënë Terezën, Skënderbeun dhe Adem Jasharin duhet respektuar, dhe nuk duhet folur keq.

”Kur jom hi unë me shall me uniformë, ka qenë një kënaqësi e veqantë, vishin njërzit folshin, disa kamera, televizione, katër a pesë janë kanë, tu u frikësu se kur të përfundon unë iku shkoj dikah, erdh njëri me luti, tha kur të përfundon a do me na folë për çështje të Nënës Terezë, I thash po more, po na Nënë Terezën, e kemi figurë të Kombit Shqiptar, kush nuk e respekton Nënë Terezën nuk është njeri. Kurrë nuk e harroj kur u mbajtë, të Verat e Lluks, Pajtimi ai momenti, ai tubimi me I madh kur u qu Luigj Gjergji tha, keni të fala prej Nënës Terezë, nga Kalkute, do të punojë për çështjen e Kosovës, krejt ai Shesh aty, zemra ju kënaq, edhe kur dola unë fola për Nënë Terezën si është një figurë shqiptare, shumë e njohur e duhet me respektu se ai që fol keq për to ai nuk është normal, duhet me qu të Burdushi, me shëru atë njeri që fol për Skënderbeun e Nënë Terezën, me shëru se nuk është në rregull ai që fol kështu, edhe hoxhallarët me I qu të Burdushi burrë, me I thanë sje në rregull, nuk ki nevojë me fol për figura të mëdha kombëtare, ski nevojë me fol keq sepse e përfaqëson kombin shqiptar”, thotë ai.

Poashtu hoxha shton se figurave të mëdha të kombit, nuk bënë me ju dhanë epitet fetar.

”Tash Adem Jashari, ti gabon me thanë ky asi e ksi, Adem Jashari është figurë, Adem Jashar, një herë për njëherë nuk lind me, edhe kur kom fol unë për Nënë Terezën aty, një lidhje familjare aty mes Klinës e televizionit, të Radio Klina, Vatikani e ka qit at pjesën e emisionit e mu ma kanë dërgu, se e ruj nëpër facebook e nëpër youtube”, ka thënë ai.

Megjithatë ai ka dhënë mendim edhe për rastin e Deçanit, që se fundi ju janë dhënë prona Manstirit të Deçanit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ndjehet i shqetësuar dhe se nuk do të duhej të  ndodhte si proces.

”Për rastin e Deçanit unë jam shumë i mërzitur, I shqetësun sepse nuk u duft me ndodhë qekjo qka ka ndodhë, unë jam shumë i mërzitur pse kjo punë me ndodhë tash, kishës me ja jap ata tokë, për mua është e pakëndëshme, ja ka dhanë kushtetuta, ata që janë fajtor, fajtorin e dënoftë Zoti”, ka përfunduar ai.

 

/TV Arbëria