Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hiseni: Dekonspirohen vizitat e Kurtit në Greqi

Hiseni: Dekonspirohen vizitat e Kurtit në Greqi

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, nëpërmjet një statusi personal në rrjetin social ”Facebook”, ka shkruar se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po i bën lehtësime Serbis ndërkombëtarisht se fundi me marrëveshjet e arritura.

Sipas tij ka mbetur vetëm edhe implementimi i marrëveshjeve për ”normalizimin e raporteve”, ndërshtetërore.

Hiseni, konsideron se me reformatimin e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, në vitin 2013/15, Albin Kurti nga marrëveshja “All in one” me “njohjen” si kusht, ia solli Republikës së Kosovës “marrëveshjen bazike” alias “Planin franko – gjerman” me “zajednicën” si kusht, në Bruksel me 27 Shkurt 2023, pa e detyruar Serbin as ta njoh Kosovën si shtet i pavarur dhe as ta ndryshoj Kushtetutën serbe, për ta hequr Kosovën nga ajo. Mbeti vetëm implementimi i marrëveshjeve për “normalizimin e raporteve” ndërshtetërore” thotë ai.

”Ketë lehtësim për Serbinë, e bënë obligim ndërkombëtar me Aneksin e Ohrit për implementim të detyrimeve nga Plani franko-gjerman, pika 5, ku trajtohet Artikulli 35 i BE, që përmbante kushtet ndaj Serbisë për anëtarësim, meqë Serbia e ka statusin e vendit kandidat që nga viti 2012, por nuk lëvizte tutje për shkak të kushteve nga artikulli 35, që janë: Njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ndryshimi i Kushtetutës së Serbis (heqja e Kosovës nga aty), Normalizimi i raporteve me Kosovën që arrihet me implementimin e të gjitha marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvend dhe asociacioni me kufizimet nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis, më 20 mars të këtij viti dorëzoi raportin prej 26 faqesh, ku theksohet se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i rekomandon Komitetit të Ministrave të KE, anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë i Hisen Berisha

/TV Arbëria