Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shifra të ‘frikshme’ të migrimit, Gjakova prin me largimin e nxënësve, Hani i Elezit, Drenasi dhe Skënderaj “kampion”

Shifra të ‘frikshme’ të migrimit, Gjakova prin me largimin e nxënësve, Hani i Elezit, Drenasi dhe Skënderaj “kampion”

Reportere: Besmire Kluna

Nëna X.S nga Komuna e Prishtinës, ka rrëfyer për TV Arbëria se gjatë vitit 2023 është larguar nga Kosova për në Francë, për shkak nevojës për kushte me të mira por mbi të gjitha sipas saj edhe për një jetë me të dinjitetshme për fëmijët.

Ajo pohon se djali dhe vajza e saj, kishin vijuar mësimet në Shkollën Fillore të Mesme të ulët‘’Naim Frashëri’’.

E thotë pa hezitim se vajza ishte me probleme me zhvillim të vonshëm. Mësuesja sipas saj, nuk e trajtonte dhe vlerësonte në mënyrë të duhur duke e anashkaluar edhe nga aktivitetet ditore.

Kështu, siç thotë ajo nga kjo përvojë e hidhur dhe për arsye të tjera, asaj i vjen mundësia për të migruar dhe vendos ta bëjë këtë pa asnjë mëdyshje.

‘’Unë kam migru në vitin 2023, I kam pas fëmijët në shkollë ‘’Naim Frashëri’’, në Komunën e Prishtinës, unë e kam pas vajzën me probleme me zhvillim të vonshëm, kam pas probleme me mësuesen, asni tro nuk mu ka vlerësu, zero, unë e kom pas të mjeku, ma ka  vlerësu mjeku që mundet me viju shkollën normale të shtetit, mirë ja nisi njëherë, tani mësuesja ma bajke jo nuk po i ban detyrat vet, jo ti po ja ban detyrat, unë I thojsha mësuese vet po I ban, unë ma me qef kam me ma ba fëmija një shkronjë, dhe me u vlerësu të ti, thojke nuk është e vërtetë, ja kom incizu, jo po gënjen, e ka thirr komisionin, komisioni ka thënë se po I din notat, po I din shkronjat po din me lexu shkurtimisht, është në rregull krejt’’, ka thënë ajo.

Ajo kujton se kishte vendosur të merrte edhe një mësuese mbështetëse por, nuk ishte lejuar nga mësuesja e vazjës ani pse edhe drejtoresha e shkollës ishte e pajtimit.

‘’Vajza nuk u kanë agresive përkundrazi  ka qenë shume e dashtne, masi po ki ankesa unë pra po du me marrë një mësuese mbështetëse, një asistente me i nejt gati vajzes, e marrë të shpija  e shoh qysh po punoj, edhe ajo tani ka me punu edhe në shkollë me to, ajo nuk e ka pranu, m’ka thanë jo nuk ta pranoj mësuesen mbështetëse, nuk ka shancë me marrë mesuese mbështetëse, jam shku të Drejtoresha, me ka thënë është e lejueshme po spo ta len kjo në shkollë, dojshin me ma largu qiken prej shkolle, ma ka anshkalu vajzën prej aktiviteteve ditore në shkollë, kam migru në Francë me erdh mundësia edhe kam dalë. për shkak kushteve dhe fëmijëve unë kam ardh qitu me shumë’’, tha ajo.

Sociologia, Bukurije Rrustemi, thotë se migrimi si fenomen po e përcjell që disa vite shoqërinë tonë, si pasojë e gjendjes se rëndë ekonomike, cilësisë se ulët të arsimit, ndër të tjera edhe pasigurisë në punë, dhe jo sigurimeve shëndetësore.

‘’Historikisht arsyet e migrimit kanë qenë të ndryshme. Ne tani po flasim për migrimin legal që po ndodhë në shoqërinë tonë, dhe shumicën e rasteve po ndodhë me vizë të punës. Migrimi ka shumë pasoja, ndër to është prishja e balancit të moshës, gjinisë, zvogëlimin e shkallës së nataliteti dhe një mënyrë sjellë moshnimin demografik. Shumë shkolla sidomos në vendet rurale po mbyllen e shumë të tjera po rrezikojnë shkaku I mungesës së nxënësve, vlen të theksohet se kjo vije për shkaqe natalitetit të ulët dhe migrimit. Kjo situatë krijon probleme që shumë mësimdhënës të humbin edhe vendet e tyre të punës e me pas kjo krijon kriza ekonomike në familjet e tyre.

Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për TV Arbëria, përmes përgjigjeve me shkrim ka bërë të ditur se numri I nxënësve të larguar jashtë vendit në gjysëm vjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024 të raportuara nga shkollat është gjithësej 267 nxënës.

Sipas MASHTI, nga mosha 0 deri në 5 vjeç janë 12 nxënës të larguar, 8 nxënës të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femrore, ndërsa nga klasa 1 në të 9, janë  117 meshkuj dhe 105 femra, 222 gjithsej.

Kurse nga Klasa 10 deri në 12, janë 19 meshkuj dhe 14 femra, të gjithë 33 nxënës.

‘’Numri i nxënësve të larguar jashtë vendit në gjysmëvjetorin e I të vitit shkollor 2023/24, të raportuara nga shkollat është 144 nxënës meshkuj dhe 123 nxënsëse femra.

 

 

Niveli M F Gjithsej
Mosha 0-5 vjeç 8 4 12
Kl. 1-9 117 105 222
Kl.10-12 19 14 33
Gjithsej 144 123 267

 

Nga të dhënat që komunat i kanë raportuar në MASHTI, në lidhje me numrin e nxënësve të larguar jashtë vendit në gjysmëvjetorin e i të vitit shkollor 2023/24, tregojnë se me numrin me të madh të largimit prin Komuna e Gjakovës, Gjilani dhe Suhareka.

 

Ndërkaq me nga vetëm një nxënës të larguar është Komuna e Drenasit, Skënderajt, ajo e Kamenicës dhe e Hanit të Elezit.

 

 

 

Komuna Gjithsej
Deçan 6
Gjakovë 47
Gllogoc 1
Gjilan 29
Istog 16
Klinë 2
Fushë Kosovë 16
Kamenicë 1
Mitrovicë Jugore 2
Lipjan 5
Rahovec 4
Pejë 7
Podujevë 16
Prishtinë 3
Prizren 25
Skënderaj 1
Shtime 10
Suharekë 33
Ferizaj 14
Viti 7
Vushtrri 6
Malishevë 15
Hani i Elezit 1
Gjithsej 267

Për TV Arbëria nga Drejtoria e Arsimit të Komunës se Suharekës, kanë njoftuar së arsyet e largimit gjatë muajit Janar nga shkollat në komunën e Suharekës janë bashkimi familjar krejt kjo pas liberalizimit të vizave.

’Në bazë të informatave nga shkollat e komunës se Suharekës aryesja e largimit të nxënësve nga shkollat gjatë muajit Janar 2024(pas liberalizimit të vizave) është bashkimi familjarë’’, thonë ata.

Gjithashtu edhe nga ana e Drejtorisë se Arsimit në Gjilan, kanë thënë se bashkimi familjar me prindërit për një jetë me të mirë janë arsye të largimit jashtë Kosovës.

‘’Arsyeja është bashkimi familjar me prindërit edhe disa kanë migruar për një jetë me të mirë. Gjithsej janë 34 nxënës ku 25 nxënës janë nga shkolla fillore kurse 9 janë nga shkolla të mesme”, kanë thanë DKA nga komuna e Gjilanit.

Ndryshe nga DKA-të e lartë përmendura, ajo nga komuna e Gjakovës, ka bërë të ditur kryesisht arsye të tjera të largmit nga shkolla të nxënësve.

“Arsyet kryesore në braktisjen e shkollës nga nxënësit janë për shkak moshës, për shkak gjendjes së rëndë ekonomike, për shkak punësimit në moshë shumë të ri/re, për shkak rrezikshmërisë së rrugës të paasfaltuar, frekuentimi i madh i qenve dhe për shkak transportit”, thonë ata.

Eksperti I Arsimit, Rinor Qehaja, nuk e sheh si befasues numrin në ulje të nxënësve por konsideron se reagimi institucional për t’u ballafaquar me këtë ndryshim është i nevojshëm urgjentisht.

 

‘’Numri në ulje i nxënësve nuk është befasues. Projeksionet statistikore të Agjencisë se Statistikave paralajmërojnë këtë për vite. Reagimi institucional për tu ballafaquar me këtë ndryshim është ai që nevojitet urgjentisht. Politikat arsimore duhet të adaptohen për tu përshtatur me trendin statistikor të uljes së numrit të nxënësve. Kjo, mes tjerash përfshinë, planifikime për rekrutim të mësimdhënësve, planifkime për investime infrastrukturore, ri destimin i hapësirave shkollore, planifikime për ristrukturim të numri të nxënësve në shkolla. Por, për fillim, e rëndësishme është të kuptojmë se kush është numri i vërtete i nxënësve si krahasim me numër të mësimdhënësve, dhe hapësirave shkollore në shfrytëzim, dhe kjo si analizë në nivel vendi e ndërmarrë nga MASHTI’’, ka thënë Qehaja.

Mirëpo Sociologia Bukurije Rrustemi thekson se migrimi legal është e drejtë e çdo individi, por që e konsideron të nevojshme reformimin e sistemit të arsimit, dhe duhet që shteti të krijojë kushte me të mira për qytetarët e saj.

‘’Numri I vogël I nxënësve në klasë nuk krijon atmosferë të mirë të mësimit dhe mungon konkurrenca në mes të nxënësve. Ta themi të drejtën migimi legal është e drejtë e secilit individ por shteti duhet të krijoj kushte me të mira të jetesës për qytetarët e tij, rritje pagash, mbrojtja e të drejtave të punëtorit edhe ne sektorin privat. Duhet të refermojë sistemin e arsimit që të ngritet cilësia e mësimit, të përmirësojë sektorin e shëndetësor për ofrim të shërbimeve sa me të mira’’, përfundon ajo.

 

/TV Arbëria

 

 

 

Powered by WordPress