Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Oreksin politik të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetvendosje e ngopë vetëm autokracia

Oreksin politik të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetvendosje e ngopë vetëm autokracia

Shkruan: Besa Ismaili – Lakmia masive për pushtet masiv që iu realizua herën e kaluar kur Albin Kurti u vetrrëzua nga pushteti sa ishte në bashkëqeverisje me LDK-në, i ka lënë atij  dhe pasuesve të tij të verbër si duket një shije shumë të mirë. Atyre u ka shijuar  pushteti, demonstrimi i dhunës, sundimi dhe përçarja e grupeve shoqërore, rrezikimi i demokracisë, vetpasurimin  dhe varfërimi i qytetarëve, shetitjet e veta dhe izolimi i Kosovës.

Ndryshe si mund të lexohet kërkesa e tyre që t’i rrëzon mocioni opozitar? Patetike sa më s’ka!

Autokracia i tamamiset ideologjisë së këtij subjekti politik dhe liderit të tyre, dhe asgjë më pak se aq nuk plotëson dot orekset e tyre politike. Por e njëjta,siç na bindën, nuk u shoqërohet dot me kompetencë politike.  Zgjidhjet që serviste Kurti për problemet e qytetarëve, i kishte më të këqija sesa vet problemet.

Nga qeverisja e shkaluar  e Kurtit,  rekuperimi është goxha i pamundësuar si për shtetin ashtu edhe për kosovarët. Qeveria e Albin Kurtit, i cila nuk erdhi në pushtet në mënyrë të dinjitetshme dhe për të cilën historia mban shënimet e veta, nuk ka as sesi të largohet nga pushteti në mënyrë të dinjitetshme. Prandaj ata po kërkojnë të rrëzohen. Duke u rrëzuar,ata kërkojnë strehim në martirizimin e padinjitetshëm, duke shpresuar se mund të nxirren nga faji për dështimet e panumërta.

Dorëheqja është akt i dinjitetshëm politik.

Sikur të kenë një troh ndershmërie Albin Kurti dhe kasta e tij politike, ato do të dorëhiqeshin, kokëulur  dhe llogaridhënës para qytetarëve të Kosovës.

Por nuk e bëjnë dot. Nuk bëjnë akte politike të dinjitetshme, prandaj preferojnë ikjen e pandershme.

Por të pandershëm ishin edhe LDK-ja kur e rriten dhe e mbanin në pushtet për të bashkëqeverisur. Të pandershëm janë edhe sot kur deklaruan se nuk i japin nënshkrimet për rrëzimin e tij, gjoja se nuk duan ta paraqesin të viktimizuar.

Dhe kështu saga dhe koketimi LVV & LDK do të vazhdojnë edhe për pak kohë deri në qafthyerjen e dytë elektorale të LDK-së.

Zatën mos të kishte llogaritur Albini në lojalitetin e Lumirit , as mocionin s’do ta kërkonte.

Kur një qeveri shkakton kaq shumë dëm qytetarëve, është detyrë morale e opozitës të marrë veprime të menjëhershme për t’a larguar atë nga pushteti.

Zgjatja e jetës së kësaj qeverie, për çdo minut të saj, është shkatërruese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, si dhe stabilitetin dhe paqen në rajon.

Prandaj, nënshkrimet e Partisë Demokratike të Kosovës janë gati.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress