Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Knaus: Raportuesja Bakoyannis ka rekomanduar që Kosova të pranohet në maj në KiE

Knaus: Raportuesja Bakoyannis ka rekomanduar që Kosova të pranohet në maj në KiE

Gerald Knaus nga European Stability Initiative ka thënë se Raportuesja Dora Bakoyannis ka rekomanduar në raportin e saj pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se Kosova e ka hequr edhe një pengesë për pranim në këtë organizatë. Në profilin e tij në X, ai ka publikuar edhe pjesë nga raporti.

Knaus, thotë se Bakoyannis ka rekomanduar që Kosova aty të pranohet me emrin Kosova, pa u përmendur Republika.

“Raporti nga ish-Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis: “17. Prandaj, Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave: 17.1. Të ftohet Kosova që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”; 17. Të ndahen 3 ulëse”, ka shkruar Knaus.

/TV Arbëria

Powered by WordPress