Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Kushtrim Xhaka kërkohet për grabitje dhe armbajtje pa leje

​Kushtrim Xhaka kërkohet për grabitje dhe armbajtje pa leje

Policia e Kosovës po kërkon Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur më 20.08.1984, banues në Prishtinë. Ai po këkrohet lidhur me rastin grabitje dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Policia thekson se lidhur me rastin “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” ndodhur me datë 23.02.2024, Sektorit Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, është duke zhvilluar hetime intensive me ç’rast është identifikuar edhe një i dyshuar, prezenca e të cilit, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur me 20.08.1984, banues në Prishtinë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.