Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës kurdo që të mbahen ai është i bindur se Albin Kurti nuk do jetë më kryeministër.
”Për bindjen time të plotë nuk është logjike se si të ndodhë kjo”, ka deklaruar Hoti.
Ai tha se është i bindur se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin ndryshime.
Teksa ka folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk ka asnjë “marrëdhënie institucionale me SHBA-të sot”.
”S’ka marrëdhënie institucionale. Në baza javore unë jam konsultuar me amerikanët për plotë çështje. Sot nuk ekziston një bashkëpunim i tillë”, tha Hoti, për RTV21.
Hoti ka thënë procesi i dialogut me Serbinë është i fokusuar në njohje reciproke në asgjë tjetër.