Policia e Kosovës ka arritur të parandaloj raste të kontrandimit me mallra në kufirin me Serbinë, gjatë ditës së djeshme.
Sipas të dhënave, i dyshuari, shtetas serb kishte me vete vegla pune e ngjyra të ndryshme, pa e dëshmuar dokumentin e tyre.
Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit.
Njoftimi i plotë:
Me datën 19.03.2023 rreth orës 18:50, derisa njësia policore ka qenë duke realizuar patrullim rutinor, kanë ndaluar një veturë me targa te huaja, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb.
Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen.

/TV Arbëria