Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ja sa para pasagjeri ia grabiti taksistit

Ja sa para pasagjeri ia grabiti taksistit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një taksisti në Prishtinë i janë grabitur 60 euro nga një pasagjer.

“Ankuesi mashkull nga Kosova-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë për rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po e hetojnë rastin.

/TV Arbëria