Kryeministri i Kosovës Albn Kurti në një intervistë për mediumin Evropa e Lirë, ka pohuar të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, sepse sipas tij Qeveria e Kosovës do t’i adresojë me shpejtësi, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti thekson se nga takimi i sotëm në Bruksel pret gjëra konkrete.
Kurse, ka thënë se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit.
Ai nuk deshi të flasë për propozimet e mundshme për zgjidhjen e çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe.
Megjithatë, thotë se ky është një proces që po vazhdon, “por nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”.