Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dita e dorëzimit të sovranitetit

Dita e dorëzimit të sovranitetit

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Pas një “rezistence” gati se tre mujore për çështjen e dinarit më në fund, Qeveria e Kosovës sot do të diskutojë në Bruksel një vendim që e konsideronte se është marrë nga“ një institucioni i pavarur dhe kushtetues”. Që kur ishte bërë publik vendimi për zbatimin e rregullores së BQK-së për ndalimin e monedhës serbe në territorin e Kosovës, zyrtarë qeveritarë, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bisilimi, ishin zotuar se nuk do të pranonin të diskutonin mbi këtë temë.

 

Për dallim nga ky qëndrim refuzues kategorik, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vazhdimësi insistonin që kjo çështje duhet të adresohet në procesin e dialogut në Bruksel.  Kështu si BE-ja ashtu SHBA-të pohonin se periudha e shkurtër kohore e trazicionit për “zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitet  e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”

 

Nuk ka temë që kohën e fundit i ka acaruar më shumë marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, se sa kjo për dinarin. Një sërë zyrtarësh të lartë amerikanë e akuzuan Qeverinë e Kosovës se më këto veprime është duke i dëmtuar cilësinë partneritetit ndërmjet tyre dhe po ashtu është duke ia pamundësuar SHBA-ve, avokimin ndërkombëtar për Kosovën. Ky përkeqësim është fatal për një shtet si Kosova si për shkak të shtetësisë së saj të kontestuar ndërkombëtarisht ashtu edhe trazimeve aktuale që po kalon bota.

 

Po ashtu, analistë të ndryshëm, kanë ngritur alarmin se me këto “veprime, Albin Kurti, po ndikon që të gjithë të harrojnë për Banjskën” Kurse në intervistën e fundit për REL, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se kriza aktuale për shkak të këtij vendimi të BQK-së, duhet të adresohet në mënyrë me urgjente para se ajo të “bëhet një çështje humanitare”.

 

Mjerisht, sot Besnik Bislimi ka pranuar të ulet në tavolinën e bisedimeve në Brukesel, së bashku me drejtuesin e delegacionit serb, Petar Petkoviq, për dallim nga nga hera e parë kur u mundua të maskohej pas delgacionit të BQK-së, pas një partneriteti të lënduar me aleatet. E tëra kjo vetëm për të gjetur justifikim para opinioni të brendshëm se jemi duke bërë të pamundurën për të mbrojtur interesat shtetërore kundër presioneve të shumëfishta.

 

Ky mentalitet don-kishotesk është duke prodhuar pasoja fatale për shtetin. Është e mundur që edhe sot të mos ketë marrëveshje dhe dialogu të vazhdojë, sepse Albin Kurtit i duhet ende drama dhe teatri në mënyrë që ta mbulojë kapitullimin tjetër të madh, atë të regjistrimit të 24 hektarëve tokë si pronë për Manastirit e Deçanit.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress