Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sipas planifikimeve të saj, ka filluar sot me trajnimin e Mbikëqyrësve për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).
ASK-ja ka angazhuar mbi 100 trajnerë dhe staf tjetër mbështetës, si dhe me mbështetje të
komunave për kryerjen me sukses të trajnimeve me mbikëqyrës. Trajnimet janë duke u mbajtur
në shtatë (7) qendrat Rajonale të Kosovës.
Trajnimi do të jetë 5 ditor dhe do ta ketë pjesën teorike dhe praktike, ku do t’i jepet rëndësi e
madhe pjesës praktike dhe përdorimit të sistemit për mbledhjen e të dhënave.
Sipas informatave nga terreni trajnimet janë duke u zhvilluar normalisht.
Mbikëqyrësit janë një hallkë e rëndësishme e këtij procesi, si për bartjen e njohurive tek
Regjistruesit, ashtu edhe për kontrollimin e kualitetit të të dhënave dhe mbulueshmërisë në
terren.
/TV Arbëria