Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Shihemi së shpejti”, Osmani rikujton se në Prishtinë do të mbahet Forumi për Gratë

“Shihemi së shpejti”, Osmani rikujton se në Prishtinë do të mbahet Forumi për Gratë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikujtuar se më 15 dhe 16 prill, Prishtina do të jetë nikoqire e përfaqësuesve nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo ka ndarë një video në llogaritë e saj në rrjetet sociale, duke shkruar: “Me mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”, edicioni i dytë do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”.

“Shihemi së shpejti”, vazhdoi presidentja Osmani.

 

Powered by WordPress