Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > KQZ mblidhet sot, në rend dite miratimi i qendrave të votimit për procesin e votimit të 21 prillit

KQZ mblidhet sot, në rend dite miratimi i qendrave të votimit për procesin e votimit të 21 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje nga ora 13:30.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 18.03.2024, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur.”

Rendi i ditës:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 15/2024
  3. Aktivitetet e SKQZ
  4. Raport i Këshillave të KQZ

4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

1.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Listës Preliminare të Votuesve;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të Votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

3.Njoftimit për ndërrimin e qendrës së votimit, kundërshtimit dhe konfirmimit të LV-së;

4.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

  1. Të ndryshme.

Themes by WordPress