Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka pohuar se konflikti aktual i Kosovës me Serbinë ka gjasa që të shndërrohet në një konflikt të ngrirë. Sipas këtij eksperti për Ballkanin Perëndimor, tashmë në Kosovë ndodhet në pushtet një qeveri që po e shtrin sovranitetin e saj në veri, por që po kundërshtohet nga një pjesë e popullatës vendase e cila vazhdon të mbështetet tek institucionet e Serbisë, e të cilat funksionojnë në atë pjesë në mënyrë të jashtëligjshme.
Në këtë kontekst, mënyra e si po bëhet ky proces është alarmues dhe shqetësues për popullatën vendase, vazhdon Prelec. Kjo ka bërë që të ketë rezistencë nga ata që varet si doni t’u referoheni -kriminelë, grupe paramilitare, apo siç i konsideron Qeveria e Kosovës si terroristë. Pritet që kjo rezistencë të vazhdojë, ndonëse nuk mund të ketë ndonjë përshkallëzim të madh sa ai qe e kemi parë deri më tani, që ka qenë relativisht i vogël.
Megjithatë, sfida kryesore për Kosovën mbetet mënyra se si do t’i integrojë plotësisht banorët serbë. Një pjesë edhe mund të largohen, kurse raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka gjasa të jenë në një gjendje thellësisht të ngrirë në të ardhmen e afërt, zhvillim ky shumë i keq për Kosovën, për Serbinë dhe për tërë rajonin.
Për më tepër edhe dialogu nuk është se është duke prodhuar efekte pozitive. Natyrisht, një pjesë e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, ka ndodhur si pasojë e këtij procesi që është zhvilluar në Bruksel. Por kohën e fundit as ky mekanizëm nuk po tregohet i dobishëm.
Siç dihet, Kosova dhe Serbia u dakorduan në vitin kaluar për Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe planin e sekuncimit të saj në Ohër, sipas planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, por në vend të këtij qëllimi i gjithë viti ka kaluar nën atmosferën e tensionimit dhe shtensionimit.
/TV Arbëria