Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Java e dorëzimit të madh

Java e dorëzimit të madh

Pas një “rezistence” për gati më shumë se tetë vjet lidhur më vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, më në fund këtë javë Albin Kurti u dorëzua edhe për temën e mbartjes së 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit.

 

Gjatë gjithë kësaj kohe ai ishte zotuar dhe betuar se nuk do ta lejonte zbatimin e vendimeve të kohës së Milosheviqit, dhe se në shekullin e ri nuk kanë vend aktet diskriminuese të shekullit të kaluar.

 

Mirëpo, ja që me një kthese të befasishme ai “vendim edhe pse i padrejtë megjithatë mbetet i arsyeshëm”, prandaj duhet të zbatohet për hir të interesave shtetërore, siç është anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës.

 

Nuk ka dyshim se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është me rendësi jetike për shtetin tonë. Dhe se ky proces ka gjasa më të mëdha të realizohet veçanërisht pas përjashtimit të Rusisë. Por mënyra se si po tentohet të shes para opinionit këtë kauzë ka të bëjë me shumë me përpjekën e tij për përfitime të brendshme se sa për interesa shtetërore.

 

Sepse sikur të ishte e vërtetë kjo e fundit, Albin Kurti do ta pranonte këtë vendim pasi qenka kusht i pa negociueshëm, dhe pas këtij akti do të tërhiqej nga skena politike, ngase nuk ia doli që ta mbajë premtimin para zgjedhëseve të tij. Ose edhe nuk do ta pranonte, por për të mos e rrezikuar këtë proces, përsëri do të largohej në mënyrë që të tjerë ta zbatonin atë.

 

Mirëpo ai nuk e zgjodhi asnjërën prej këtyre dy opsioneve, por vazhdimin e të njëjtës shfaqjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Pra që tregon se si“rezistenca” e djeshme është bërë për të manipuluar opinionin publik për përfitime të brendshme elektorale, por ashtu edhe braktisja sot e kësaj kauze po bëhet për me shpresën se do të mund ta korr ndonjë sukses ndërkombëtar në vitin e fundit të qeverisjes së tij.

 

Siç dihet kjo qeveri prej se ka ardhur në pushtet nuk ka arritur ta siguroi asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata relevante ndërkombëtare. Për më shumë, në vitin e kaluar është gjendur nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian dhe në marrëdhënie të tensionuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët qeveritarë për këtë ndëshkim janë arsyetuar se ai ka ardhur si pasojë e përkushtimit të pushtetit në mbrojtje të sovranitetit.

 

Prandaj, ajo e ka jetike këtë anëtarësim në mënyrë që ta përdor si justifikim për nevoja të brendshme politike se edhe mund të mbrohet sovraniteti dhe të arrihen rezultate në politikën e jashtme, sikur se do të ishte anëtarësimi eventual në Këshill të Evropës. Kështu, Albin Kurti pasi i shfrytëzoi sentimentet publike për fituar pushtetin me kauzën e “rezistencës” tash po tenton që ta ruajë duke e qesëndisur me lule të bukura elokuence edhe dorëzimin si të domosdoshëm dhe të arsyeshëm.

/TV Arbëria

Powered by WordPress