Federata e futbollit të Kosovës ka refuzuar kërkesën e Llapit, që kërkoi që ta fitojë në tavolinë ndeshjen ndaj Malishevës.
Në njoftimin e FFK-së thuhet se Llapi u vonua në procedurat e ankesës:
“Kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi-pagesa, duhet të bëhet Brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshsjes së zhvilluar).
Pasi që ankesa e KF-Llapi është ushtruar me datën 14.03.2024, kurse e taksuar-paguar me datën 15.03.2024, ndërsa ndeshja është zhvilluar me datën 13.03.2024, kështu që nuk është përmbushur neni 72, paragrafi 2 i rregullores së garave, prandaj: Ankesa e KF-Llapi hudhet posht si e pa afatshme dhe ndeshja e javës së 25-të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva”.
Llapi e humbi ndeshjen në mesjavë nga Malisheva 2:1. Gjatë ditës së sotme, ekipi nga Podujeva ka kërkuar që kjo ndeshje të fitohet nga ata në tavolinë, pasi sipas tyre, një futbollist i Malishevës ka pasur katër kartonë të verdhë dhe nuk ka pasur të drejtë loje.